Çfarë tregon era e pakëndshme e trupit

Çfarë tregon era e pakëndshme e trupit

12:10 21/05/2020

Koha që kalon, vitet që ikin, modifikojnë aromën e trupit. Madje ndryshimi është aq i madh me kalimin e moshës, saqë sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Plos One, mund të gjendet saktësisht mosha e njeriut në bazë të nuhatjes.

Aroma e lëkurës është e ndryshme natyrisht dhe varet nga shumë faktorë. Duke nisur nga higjiena personale që është më e thjeshta, nga ushqimi që konsumohet, që është vendimtar, nga aktiviteti bakterial, nga substancat e prodhuara nga gjëndrat dhjamore e ato të djersitjes.

Me zhvillimin e trupit dhe me kalimin e viteve era e trupit ndryshon, modifikohet, por ekspertët që kanë kryer eksperimentet, thonë se jo domosdoshmërisht, në moshën e tretë bëhet më e pakëndshme.

Gjithashtu studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë theksojnë se është provuar që shpesh aromat shumë të pakëndshme të trupit, mund të jenë simptomë e disa sëmundjeve.

Pra aroma është vendimtare edhe në perceptimin e një organizmi aktiv me funksione optimale. Por gjithashtu ka rol parësor në jetën në çift, madje shkencëtarët thonë se femra e zgjedh mashkullin në bazë të nuhatjes.  

Klan Plus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo