Një hetim i ri ka zbuluar se vrasësi i 20-vjeçares britanike mund të ketë patur burim tjetër të ardhurash

Policia greke tanimë ka ngritur një tjetër pistë për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch. Mediat shkruajnë se bashkëshorti i saj i cili vrau Caroline dyshohet se mund të ketë qenë trafikat droge dhe mund t’i ketë shërbyer disa karteleve të ndryshme.

Teoritë e përfshirjes së mundshme në trafikun e drogës vijnë pasi një hetimi mbi financat e çiftit të cilët bënin një jetë luksi, shtëpi 140 mijë paund, tokë 47 mijë Paund dhe para se të ndodhte vrasja kishin realizuar pushime në Dubai.

Zbulimi tregon se që Babis Anagnostopoulos mund të ketë pasur një burim alternativ të të ardhurave. Këtë pistë e konfirmon edhe babai i Caroline Crouch, David, i cili thotë se janë disa lidhje që e çojnë ish-dhëndrin e tij drejt bashkëpunimit me kartelet e drogës. Mediat greke raportojnë se një ndër arsyet e konfliktit mes çiftit mund të ketë qenë se Caroline e kishte kuptuar që ai merrej me drogë.

Ajo u mbyt për vdekje me një jastëk para vajzës së saj 11-muajshe në orët e para të 11 Majit. Pasi e mbyti atë me një jastëk, Babis organizoi një grabitje të rreme dhe vrau qenin. Ai më vonë rrëfeu për vrasjen e gruas së tij duke i thënë policisë se e vrau atë pasi ajo i kishte kërkuar të merrte vajzën e do të largohej nga shtëpia.

Në intervistat përpara autoriteteve, Babis pretendoi se ajo ishte agresive.  Babis dhe Caroline ishin martuar në vitin 2019 dhe sipas mediave greke edhe më herët kishin patur probleme në marrëdhënien në çift. Prindërit e 20-vjeçares kanë fituar kujdestarinë e përkohshme të mbesës së tyre Lydia dhe synojnë ta rrisin atë në Alonnisos. Tani, familja e pilotit, sipas urdhrit, do të jetë në gjendje të shohë foshnjën pesë ditë në muaj.

Klan News