Çfarë zbuloi policia në ndërtesat e pabanuara

Posta

Çfarë zbuloi policia në ndërtesat e pabanuara

13:34 17/10/2019

Kontrollet e disa banesave në fshatin Plan të Shkodrës çuan në sekuestrimin e 51 kilogramëve kanabis dhe një sasie fishekësh luftarakë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pult”, si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pa banuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100  fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shkodrës.

Falë këtij operacioni u bë e mundur gjithashtu identifikimi i dy personave, të moshës 24 dhe 27 vjeç. Megjithatë, për shkak të terrenit të vështirë malor, në momentin që kuptuan që po ndiqen nga policia, ata kanë arritur të largohen. Autoritetet thonë se për kapjen e tyre po punohet intensivisht./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT