Armë zjarri, lëndë narkotike, municion luftarak e fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar nga autoritetet policore në Kurbin, falë një operacioni policor. Në pranga ranë dy persona, J. (K). Rr., 49 vjeç dhe E. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 49-vjeçarit, oficerët e policisë gjetën dhe sekuestruan një automatik, një sasi municioni luftarak, 22 m fitil detonator zjarrpërcjellës dhe 15.5 kg kanabis.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkonin treg për të shitur lëndën narkotike./tvklan.al