Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve, nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë”. Kështu mësohet të jetë shprehur nga burgu i Modenas, Irina Vetere, ndërkohë që nuk pushonte së qari.

30-vjeçarja ndodhet në burgun e grave që prej 4 Korrikut, me akuzën e vrasjes së dyfishtë rrugore.

Mbrëmjen e 30 Qershorit, ajo i jepte makinës në gjendje të dehur dhe po kthehej në shtëpinë e saj në Quatro, kur në Statale 45, në afërsi të një diskoteke përplasi për vdekje dy 20-vjeçarët shqiptarë, Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja.

Pas ngjarjes, Vetere ishte shtruar në spital pasi kishte marrë gjithashtu dëmtime gjatë aksidentit, si dhe për shkak të gjendjes së shokut. Ajo u transferua në burg pak ditë më vonë.

Avokati i të resë tha se ajo është në gjendje shumë të rëndë psikilogjike dhe mendon gjatë gjithë kohës për atë që ka bërë./tvklan.al