Barazon Lazio, fitojnë Chelsea, Manchester UTD dhe PSG

Barcelona e pati të vështirë por ia doli të marrë suksesin ndaj Juventusit në Allianz Stadium të Torinos. Katalanasit fituan 2-0. Dembele zhbllokoi rezultatin në minutën e 14. Juventus bëri maksimumin e saj në këtë ndeshje, Morata shënoi tre gola por të tre në pozicion të parregullt u anuluan nga VAR.

Në fund të takimit Ansu Fati pësoi një ndërhyrje nga prapa në zonë dhe 11-metërshi i akorduar u kthyer në gol nga kapiteni Messi. Lazio barazoi 1-1 në fushën e Club Brugge, 2-2 përfundoi mes Ferencvaros dhe Dinamo Kiev.

Një sukses i jashtëzakonshëm i Man Utd. Në Old Trafford, djajtë e kuq mundën thellë 5-0 Leipzig, që sezonin e shkuar ishte skuadër e frikshme. Në këtë takim Marcus Rashford shënoi 3 gola duke marrë në shtëpi topin e ndeshjes.

Më herët Chelsea mundi 4-0 Krasnodarin ndërsa PSG fitoi 2-0 ndaj Instanbul Basaksehir.

Tv Klan