Dy përballjet çerekfinale në Ligën e Kampioneve prodhuan tetë gola të shënuar. Barcelona dominoi Borussia Dortmundin në shtëpi, duke fituar bindshëm 4-0.
Lewandowski shkëlqeu me dy gola, ndërsa Raphinha dhe Yamal vulosën fitoren. Ky triumf e afron ndjeshëm Barcelonën me gjysmëfinalen.
Në sfidën tjetër, PSG-ja mposhti me përmbysje Aston Villën në Paris, me rezultatin 3-1. Anglezët kaluan të parët në avantazh me golin e Rogers, por reagimi i parizienëve solli golat e Doue, Kvaratskhelias dhe Mendes.
Sfida e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Angli, ku do të vendoset edhe skuadra që kalon mes 4 më të mirave.
/tvklan.al