Champions, hidhërohet Atalanta


Champions, hidhërohet Atalanta

16:55 13/08/2020

PSG kualifikohet në minutat e fundit

Përfundoi në mënyrë dramatike dhe të hidhur eksperienca e Atalantas në Champions League. Italianët ishin fare pranë kualifikimit në ndeshjen kundër PSG deri në minutën e 90. Goli i Pasaliç u barazua nga Marquinhos.

Por kualifikimi i skuadrës franceze erdhi nga diferenca që Mbappe bëri në fushën e lojës. Chupo Mouting është autori i golit të fitores.

Përballja nisi me një rast të humbur nga Neymar, i cili nuk goditi saktë. Atalanta, surprizoi të gjithë kur në minutën e 27-të, me kundërsulm arriti të shënojë me Pasaliç.

Bergamaskët thuajse prekën ëndrrën e tyre, por në minutën e fundit të kohës së rregullt PSG barazoi me Marquinhos.  Italianët u tronditën dhe kjo nxorri në dukje talentin e lojtarëve francezë.

Në pasim i Neymar nxori të lirë në zonë Mbappe, i cili më pas e kaloi për Choupo Moting. Mbetej vetëm të shtyhej topi drejt rrjetës.

Këtë sezon Atalanta bëri histori, jo vetëm në kampionat. Fatkeqësisht largohet nga Champions me shije të hidhur.

Tv Klan




Të ngjashme