Ekipet që e kishin siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pësuan humbje në sfidat e fundit në grup në ndeshjet e zhvilluara mbrëmjen e së mërkurës.

Reali Madridit u mund nga CSKA-ja e Moskës me rezultatin 3-0 në Santiago Bernabeu.

Disfatë edhe për Juventusin që u mund 2-1 në fushën e Young Boys, ndërsa Mançester United u mund me të njëjtin rezultat nga Valencia.

Në fazën tjetër kaloi edhe Lioni pas barazimit 1-1 me Shaktar Donjeckun.

Shorti për fazën me eliminim direkt do të hidhet të hënën.

Tv Klan