Interi dhe Arsenali janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin për në gjysmëfinalet e Champions League.
Zikaltërit kaluan Bayernin me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Ndeshja e dytë në “San Siro” përfundoi 2-2, por vendasit u kualifikuan falë fitores 2-1 në Mynih. Golat për Interin i shënuan Lautaro dhe Pavard, ndërsa për Bayernin realizuan Kane dhe Dier. Interi do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale.
Në ndeshjen tjetër, Arsenali tregoi dominim të plotë ndaj Real Madrid. Pas fitores 3-0 në Londër, londinezët triumfuan edhe në Madrid me rezultatin 2-1. Real Madridi nuk arriti të bëjë një tjetër përmbysje të madhe në Champions, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Arsenali do të ketë përballë PSG-në në gjysmëfinale.
/tvklan.al