Eliminohet nga gara Manchester United

Juventusi fitoi 3-0 në fushën e Barcelonës në javën e fundit të Champions League. Me këtë sukses Juve mori kreun e grupit.

Ronaldo shënoi 2 gola me penallti. Leipzig me suksesin 3-2 me Manchester United siguroi një vend në fazën tjetër, duke eliminuar njëkohësisht edhe ekipin anglez.

Ndeshja PSG- Başakşehir u njollos nga racizmi i arbitrit të katërt kundrejt ndihmës trajnerit të skuadrës turke.

Kjo u pasua me tërheqjen e lojtarëve nga fusha. Kaloi me sukses fazën LaZio me barazimin 2-2 me Club Brugge.

Tv Klan