Kampionët e Italisë fituan në shtesë

Bayern Munich, Juventus dhe PSG u kualifikuan në fazën tjetër të Champions League dy javë para fundit të fazës së grupeve. Bayern fitoi me rezultatin 2 – 0 sfidën me Olimpiakosin, suksesi i katërt në po aq ndeshje.

Juventusi triumfoi 2 – 1 në përballjen me Lokomotivën në Moskë, e vendosur në kohën shtesë. Një fitore e ngushtë 1 – 0 e Parisit ndaj Bruge, që kaloi më tej skuadrën franceze që është me pikë të plota.

Atalanta befasoi duke barazuar 1 – 1 me Manchester City. Fitorja më e thellë e mbrëmjes ishte ajo e Realit të Madridit, 6 – 0 me Gallatasarain.

Tv Klan