Fitore e thellë e Real Madrid, zhgënjen City

Edhe pse pa trajner, Bayern Mynih fitoi 2-0 me Olympiacos duke siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt në Champions League.

Bavarezët nuk e patën të lehtë, por arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 69’, me Robert Lewandowski. Një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt Ivan Perisic, që u fut në lojë si zëvendësues vendosi fitoren 2-0. Kalimin për në fazën tjetër e siguroi edhe Juventus, që triumfoi vetëm në sekondat e fundit 1-2 ndaj Lokomotivës së Moskës.

Italianët kaluan në avantazh që në minutën e 4, me Aron Ramseym, por vendasit barazuan shumë shpejt me Miranchuk. Kur sfida ishte drejt barazimit, braziliani Douglas Costa shënoi golin e fitores në minutën e 93.

PSG mjaftohet me golin e Mauro Icardit në minutën e 22 për të marrë fitoren e katërt radhazi në grupe. Parizienët mundën në shtëpi belgët e Club Bruge.

Reali i Madridit, shkatërroi Galatasaray në Bernabeu, me rezultatin 6-0. Braziliani Rodrygo shënoi tre gola, dy u realizuan nga Benzema dhe Sergio Ramos shënoi me 11-metërsh.

Atalanta mori pikën e parë në grup, pasi ndali Manchester Cityn në barazim 1-1. Tottenham ndaj Crvena Zvezda triumfoi 4-0 ndërsa Bayer Leverkusen mposhti 2-1 Atleticon e Madridit.

Tv Klan