Mbetet e hapur gara në grupin e Inter dhe Real

Liverpuli siguroi një vend në fazën tjetër të Çempionsit. Suksesi 1-0 me Ajaksin i dha pikët e mjaftueshme.

Më tej shkoi dhe Porto, edhe nga rezultatet e kundërshtarëve, ndërsa barazoi pa gola me Mançester Sitin. Interi shpreson ende pas fitores 3-2 në fushën e Mynshengladbahut.

Në këtë grup gjithçka mbetet e hapur edhe prej humbjes 2-0 të Real Madridit me Shaktarin. Edhe skuadra tjetër madrilene Atletiko duhet të presë pas barazimit 1-1 me Bajernin.

Tv Klan