Barcelona dhe Bajerni Mynihut plotësuan ekipet çerekfinalitë të Champions League. Ekipi katalanas mundi me rezultatin 3 – 0 Chelsea në “Camp Nou”. Protagonist për Barcelonën ishte Mesi autor i dy golave, i pari vetëm pas 3 minutash lojë. Sfida e parë në Londër u mbyll me rezultatin 1 – 1.

Bajerni fitoi me Beshiktashin edhe në Stamboll. Ekipi gjerman triumfoi me rezultatin 3 – 1. Përballja e parë në Mynih përfundoi me suksesin 5 – 0 të Bajernit.

Në fazën çerekfinale shorti i së cilës do të hidhet të premten janë kualifikuar edhe Juventusi, Liverpuli, Mançester Siti, Reali Madridit, Roma dhe Sevija.

Tv Klan