Gola, surpriza dhe shumë emocione. Ndeshjet e kthimit në fazën “play off” të Champions League kishin gjithçka brenda.
Bayern Munich siguroi kualifikimin, falë një goli të shënuar. Bavarezët barazuan 1-1 ndaj Celtic, duke prerë biletën për më tej, për shkak të fitores 2-1 në ndeshjen e parë.
Eliminim surprizues për Atalantën. Zikaltërit u mposhtën 3-1 në shtëpi ndaj Club Brugge. Belgët i shtangën të gjithë dhe kualifikohen më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-2.
Ndeshje spektakolare në Portugali, ku Benfica dhe Monaco barazuan 3-3. Portugezët u kualifikuan pas fitores minimale në ndeshjen e parë.
Më herët u eliminua edhe Milani nga holandezët e Feyenoord.
/tvklan.al