Një super gjysmëfinale do të luhet këtë sezon në Champions League. Bayern Munchen do të sfidojë Real Madrid, fituesin e trofeut në fuqi. Një provë e fortë që u vendos në shortin e hedhur të premten në Nion.

Një duel që nuk është për herë të parë, pasi janë ndeshur 24 herë në turnetë kontinentalë. Nga 11 fitore secili ekip dhe vetëm 2 barazime. Takimi tjetër është mes Liverpool dhe Roma që në 1984 janë sfiduar në finalen e Kupës së Kampionëve e fituar nga ekipi anglez. takimet do të luhen më 24 dhe 25 Prill dhe më 1 e 2 Maj. Finalja do të zhvillohet më 26 Maj në Kiev.

Arsenal – Atletico Madrid është përballja më interesante e gjysmëfinaleve të Europa League. Një sfidë që mund të ishte e denjë për sfidën e fundit që do të luhet më 16 maj në Lion dhe do të vendosë fituesin e trofeut. Atletico e ka fituar 2 herë më parë Europa League, ndërsa në të vetmen finale që luajti Arsenal në vitin 2000 u mund nga Galatasaray.

Në gjysmëfinalen tjetër Marseille do të përballet me surprizën Salzburg. Të dy këto ekipe kanë mbërritur në finale më parë pa arritur të triumfojnë. Ndeshjet e para do të luhen më 26 Prill, ndërsa ato të kthimit që do të vendosin finalistët më 3 Maj.

Tv Klan