Sot mësohen dy çiftet, Real Madrid e Manchester City më pranë gjysmëfinales

Mbrëmjen e sotme do të mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve. PSG dhe Chelsea tashmë e kanë siguruar kalimin në këtë raund, ndërkaq, interesante pritet të jenë dy duelet e parashikuar për sot në orën 21:00.

Takim më interesant pritet të jetë ai mes Liverpoolit dhe Real Madridit, i cili do të zhvillohet në Anfield, dhe vjen me një epërsi 3-1 të spanjollëve nga ndeshja e parë.

Spanjollët vuajnë mungesa të rëndësishme në prapavijë, me Ramos e Varane që rezultuan me Covid-19. Megjithatë, Zidane nuk pritet të lëshojë pe ndaj Liverpool-it të Klopp, që Ligën e Kampionëve e shikon si kompeticionin e vetëm që mund ta fitojë këtë sezon.

Në “Signal iduna Park” luhet një tjetër përballje që nuk parashikon favorit. Manchester City fitoi 2-1 takimin e parë ndaj Dortmund, rezultat që i jep shpresa gjermanëve për të tentuar përmbysjen.

Verdhezinjve i mjafton një gol për të qënë ata në raundin tjetër. Të dy sfidat luhen në orën 21:00.

Klan News