Real Madrid nuk zhgënjeu ndaj Manchester City-t, në sfidën e kthimit për fazën “play off” në Champions League.
Madrilenët triumfuan me rezultatin 3-1 në shtëpi, për të avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 6-3, pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë.
Kylian Mbappe ishte i pandalshëm në “Santiago Bernabeu”, duke shënuar tre herë.
Golin e vetëm për miqtë e shënoi Gonzalez në fund.
Në fazën e 1/16-ve u kualifikua edhe PSG-ja, që mposhti me shifrat e thella 7-0 skuadrën e Brest. Në përballjen mes francezëve nuk kishte shumë histori, me parisienët që u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 10-0.
Juventusi u eliminua pas humbje 3-1 nga PSV me shtesa. Koha e rregullt u mbyll me avantazhin 2-1 të holanezëve, rezultat me të cilin fituan italianët takimin e parë. PSV u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
/tvklan.al