Champions, Napoli dhe Benfica në fazën tjetër

Champions, Napoli dhe Benfica në fazën tjetër

11:47 07/12/2016

Napoli dhe Benfica siguruan kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League në takimet e zhvilluara të martën. Skuadra e Elseid Hysajt e arriti si e para në Grupin B pas fitores 2 – 1 në Lisbonë. Mbrojtësi i Kombëtares ishte titullar në këtë përballje. Besiktas u eliminua pas humbjes 6 – 0 me Dinamo në Kiev.

 Në Basel pati një përballjes mes ekipit vendas dhe Arsenal dhe natyrisht mes vëllezërve Xhaka. Fitues doli Graniti, pasi skuadra angleze triumfoi me rezultatin 4 – 1. Një përballje që mbetet emocionuese me Taulantin që mbetet jashtë garave Europiane, pasi Basel i tij e mbylli në fund të Grupit A, ndërsa Arsenal në krye.

Paris Saint Germain befasoi me barazimin 2 – 2 me Ludogortes. Bayern Munchen fitoi 1 – 0 me Atletico Madrid, por vendi i parë në Grupin D mbetet i ekipit spanjoll. Barcelona me fitoren 4 – 0 me Borussia Monchengladbach e mbylli në kuotën e 20 golave fazën e grupeve. Sot do të luhen edhe ndeshjet e fundit ku do të përcaktohen për tu plotësuar edhe vendet bosh për ekipet që do të vijojnë në Champions League.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT