Edhe 4 ekipe shkuan më tej në fazën me eliminim direkt të Champions League pas ndeshjeve të luajtura të mërkurën. Atletico Madrid, Dortmund, Porto dhe Schalke do të vazhdojnë garën.

Barcelona siguroi vendin e parë në Grupin B falë fitores 2 – 1 në fushën e PSV Eindhoven. Tashmë për vendin janë ende në lojë Tottenham dhe Inter. Ekipi anglez arriti një fitore të rëndësishme 1 – 0 ndaj atij italian në Londër dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit. Në Grupin C rivaliteti bën që asnjë të mos jetë i sigurtë për kalimin në fazën tjetër.

Napoli mundi 3 – 1 Crvena Zvezda, ndërsa Paris Saint-Germain triumfoi 2 – 1 në sfidën me Liverpool. Edhe për këtë grup java e fundit do të jetë vendimtare për 4 skuadrat që mbeten për t’u përcaktuar.

Tv Klan