Barcelona dhe Bajern Mynihu do të përballen në mbrëmjen e sotme në një ndeshje të shumëpritur për tifozët e futbollit. Nuk mund të kishte sfidë më interesante për fillimin e Ligës së Kampioneve se sa ajo mes dy prej klubeve që kanë bërë histori në kontinent.

Katalanasit dhe bavarezët janë në Grupin E dhe në “Kamp Nou” vendasit kanë shansin që të reagojnë pas asaj humbje turpëruese në Lisbonë të gushtit të shkuar, ku gjermanët fituan me rezultatin 2-8 në çerekfinalet e kompeticionit.

Efekti i humbjes më të thellë në Europë ishte mjaft i madh, sepse ndërsa gjigandët e Bundesligës fituan tripletë, Barça shkarkoi trajnerin Setien, Lionel Messi kërkoi që të largohej dhe njollosi edhe presidentin Hosep Maria Bartomeu.

Por trajneri i Barçës Ronald Kuman thotë se pas më shumë se një viti nga ajo humbje e rëndë, shumë lojtarë vuajtën por tani ekipi ka mundësinë të hakmerret.

Kurse tekniku i Bajernit, Julian Nagelsman, deklaroi se pavarësisht se rivalët nuk kanë Mesin, në përbërje janë futbollistë të tjerë që kanë bërë diferencën.

Në total ekipet janë përballur 8 herë, ku Bajern ka fituar 6 takime dhe ka shënuar 22 gola, kurse blaugranat kanë fituar 2 takime e kanë realizuar 13 gola.

Në mbrëmjen e parë të Champions League do të luhen edhe 7 sfida të tjera. Juanjtid luajnë në transfertë kundër jang Bojs, Juve pëballet me Malmoe, dhe kampionën në fuqi Çelsi presin Zenitin.

Klan News