Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen janë ekipet e kualifikuar në turin tjetër të Champions League. Paris mundi 5 – 0 Anderlecht, rezultati më i thellë për takimet e së martës. Kurzawa shënoi 3 prej golave. Bayern fitoi me rezultatin 2 – 1 në fushën e Celtic, një sukses i zgjidhur me golin e Javi Martinez.

Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 1 – 1 me Sporting në Lisbonë, madje ekipi italian shpëtoi me golin e Higuain në fundin e pjesës së dytë. Roma ishte e papërmbajtshme duke i dhënë një leksion Chelsea në “Olimpico”.

Takimi përfundoi me rezultatin 3 – 0 me golin e parë të shënuar pas 37 sekondash nga El Shaarawy. Befasitë e mbrëmjes ishin barazimi pa gola i Barcelona me Olympiakos dhe rezultati 1 – 1 i arritur nga Qarabag i Agollit në fushën e Atletico Madrid. Basel pësoi disfatë 2 – 1 në fushën e e tij me CSKA Moskva. Ekipi i Xhakës shënoi i pari, por nuk arriti të ruante avantazhin. Manchester United mundi 2 – 0 Benfica dhe është pranë turit tjetër të Champions League.

Tv Klan