Modelet performojnë mbi shkronjat gjigante të kompanisë së modës

Marka e njohur franceze Chanel mahniti të gjithë pjesmarrësit me koleksionin pranverë/verë 2021 në Javën e Modës në Paris. Modelet parakaluan brenda dhe jashtë mbishkrimeve gjigande “Chanel”, të cilat dukeshin të ngjashme me ato të “Hollywood-it “ që ndodhen në kodrat e Los Angeles.

Të ftuarit ishin të paktë dhe maska ishte e detyrueshme. Shfaqja ishte e planifikuar për t’u dhënë në muajn qershor por pandemia shtyu çdo gjë sikundër të gjitha sfilatat e tjera. Veshje klasike, xhaketa me material stofi, pantallona të gjera si dhe fustane me ngjyra të ndezura ishin ato që donimuan më së shumti.

Modelet kishin të veshura edhe funde me lule dhe me xhepa të pasme prej mëndafshi madje edhe kostume ishin një frymëzim nga vitet 90’. Po ashtu edhe aksesorët me perla ishin kryefjala e këtij koleksioni.

Gjatë sfilatës u prezantua edhe një film me metrazh të shkurtër për të nderuar aktorët francezë Jeanne Moreau dhe Romy Schneider  të cilët kanë interpretuar edhe historikun e shtëpisë së modës Chanel.

Gjithashtu edhe Louis Vuitton prezantoi koleksionin pranëverë-verë 2021, ku njgyrat gri, e zeza si dhe bluzat apo edhe xhaketat sportive ishin ato që mbizotëzuan më shumë, një koleksion që shkonte me situatën në të cilën po e përjeton i gjithë globi.

Klan Plus