Troy ka ardhur sot në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan ashtu si nuk e kemi parë asnjëherë. Me një transformim vizual, Troy ishte një Chappell Roan e vërtetë.

Përveç “look-ut” të saj të guximshëm, Troy mori komente mjaft pozitive dhe nga juria, të cilët e vlerësuan për këndimin e saj.

Young Zerka: Troy m’u duk super Troy, më vjen mirë që ka ardhur ndryshe sot dhe dua t’i them “të lutem mos këndo vetëm rock se shkëlqeke edhe kështu”.

Soni Malaj: Një transformim jo vetëm vizual, por edhe si artiste në të kënduar, si konkurrente.

Arilena Ara: O çfarë transformimi i bukur vizual, është një nga performancat e tua më të bukura.

Troy: Doja të ndalesha tek ky transformimi vizual. Është diçka që unë e kam për herë të parë në jetën time. Jam shumë e lumtur që në skenën e “X Factor” bëjnë magjira të tilla dhe look-u im i mrekullueshëm sot nga Ela Pero, e adhuroj, e mrekullueshme.

Arilena Ara: Kjo ishte një nga performancat e tua më të mira. Troy donte diçka ndryshe, donte një këngë ndryshe, e solle aq bukur dhe aq pastër. Zëri yt ishte 10 absolute, jo çdo kush e bën, madje as vetë Chappell Roan.

/tvklan.al