Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel raportoi përpara eurodeputetëve në Strasburg pas vizitës së tij në Shkup se mund të ketë ecuri pozitive për mbajtjen e Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij kjo çështje është një prioritet kryesor i Bashkimit Europian.

Ndërkohë këtë të Mërkurë, Parlamenti Europian ka miratuat rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohje të ndërsjellë”. Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke.

I pyetur nga gazetarët nëse diçka e tille do të ndodhë, Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk do të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e Kosovës.

Tv Klan