Aktorja është shprehur se traumat personale kanë ndikuar në kauzën e saj
Cherlize Theron është e njohur për angazhimin e saj për të luftuar dhunën ndaj grave. Por kjo kauzë e aktores lidhet me një traumë që ajo ka përjetuar në adoleshencë.
Në Qershor të vitit 1991, babai i yllit të filmit “Mad Max: Fury Road”, Charles, kërcënoi në gjendje të dehur nënën dhe aktoren kur ajo ishte 15-vjec.
Për të shpëtuar veten dhe vajzën, nëna e saj qëlloi babain, duke e vrarë atë. Nëna e aktores nuk u akuzua kurrë, pasi doli se ajo po vepronte për vetëmbrojtje.
Në një intervistë të re për revistën Toën & Country aktorja ka rrëfyer se si ky moment ka shënjuar jetën e saj.
Përmes fondacionit të saj, Charlize Theron Africa Outreach Project, ajo ndërmorri iniciativën #TogetherForHer në 2020 për të mbrojtur të mbijetuarit e dhunës në mbarë botën.
“Unë e njihja tim atë vetëm një mënyrë, pra si i alkollizuar. Ishte një situatë mjaft e pashpresë”, është shprehur ajo ndërsa kujton ngjarjen e rëndë.
Theron kërkoi ndihmën e psikologëve për disa vite për të kaluar këtë traumë.
Klan News