Aktorja e njohur: Më pëlqen që fytyra ime po ndryshon dhe po plakem

Charlize Theron i është përgjigjur kritikave të disa fansave të cilët pretendojnë se ajo i është nënshtruar disa operacioneve estetike në fytyrë.

“Njerëzit mendojnë se kam bërë një ndryshim të fytyrës”, tha aktorja 48-vjeçare për revistën Allure në një intervistë të botuar të premten.

Ylli i filmit ‘Fast X’, e cila e filloi karrierën e saj në Hollywood në fund të viteve ’90, zbuloi se ndihet shumë mirë me pamjen e saj natyrale, pavarësisht presionit për t’u dukur gjithmonë e re.

Aktorja  e njohur shpjegoi gjithashtu se nuk do të pësojë më asnjë transformim fizik dramatik për një rol filmik, siç ka bërë shumë herë në të kaluarën për role në filma të ndryshëm.

Klan News