charlize

I ka hequr të gjitha dhe është fotografuar nudo, aktorja Charlize Theron. Në një intervistë për revistën “W” për muajin shkurt, yllli i flimit “Mad Max”, ka vendosur të shfaqet pa velllo, në një intervistë në të cilën tregon për suksesin e filmit, që ishte ndër më të mirët e 2015.

Ulur një krevat, me një dorë që mbulon gjoksin dhe me shikimin nga fotografi, artisja 40 – vjeçare, duket shumë sensuale.

Bukuroshja me origjine nga Afrika e Jugut ia ka dalë që të fitojë vëmendjeve e të gjithëve, edhe pse në këtë numër të revistës janë të përfshirë dhe shumë personazhe të njohur si Margot Robbie, Jane Fonda, Amy Schumer, etj.

Ndoshta me këtë set fotosh aktorja ka dashur t’i tregojë ende botës, por dhe ish-të fejuarit Sean Penn, se vijon ene të jetë në top formë./tvklan.al