Michael Jordan tenton të shesë shumicën e aksioneve të klubit të NBA

Epoka e Michael Jordan në NBA amerikan duket se ka marrë fund. Gjashtë herë kampioni i titullit kampion do të largohet nga presidenca e Charlotte Hornets, pasi ka vendosur të shes shumicën e aksioneve të tij në këtë klub.

Sipas mediave amerikane, legjenda e koshit do i japë fund ecurisë së tij 13-vjeçare në krye të ekipit. Pala e interesuar për blerjen e tyre janë Gabe Plotkin dhe Rick Schnal, që ka pakicën e klubit të Atlanta.

Jordan nuk do të largohet përfundimisht nga pronësia e ekipit. I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë që ka marrë ndonjëherë një top basketbolli, Jordan e bleu klubin për 275 milionë dollarë në vitin 2010 dhe ishte i vetmi pronar me ngjyrë që kishte shumicën e aksioneve të një klubi të NBA.

Marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim, me shifrat që nuk janë bërë publike. Nën drejtimin e Charlotte, skuadra nuk ka arritur të bëj mirë në parket, duke arritur në play-off vetëm në dy raste, për tu eliminuar më pas nga Miami Heat.

Gjatë 13 sezoneve, Jordan ka krijuar konfuzion dhe diskutime të shumta në klub, me vlerën e skuadrës që duket se ka rënë më shumë se 5 herë. Gjithsesi, legjenda amerikane e basketbollit gjatë kësaj periudhe ka fituar rreth 6 herë më shumë se çmimi i blerjes në vitin 2010.

Klan News