“Zoti krijoi kete ishull e me pas krijoi parajsen tokesore”: keshtu e pershkroi Mark Twain ne 1885.

Sepse, nese ka nje vend ne bote, ku te gjithe enderrojne te shkojne…ky eshte Mauricius.

Ishulli, ku natyra shkelqen me ngjyra te theksuara.

Ku bashkohen oqeani I kalter, rera e bardhe, peizazhetvullkanike te hijeshuara nga palmat, me njerezit qe mirepresin vetem me buzeqeshje dhe alegri.

Dhe ku energjia positive e kesaj toke ndodhet kudo.

Udhetojme ne Mauritius..

Ndodhet ne oqeanin Indian, por i perket kontinentit Afrikan.  Ishulli mori emrin Mauritius ne vitin 1598, në nder të princit holandez Maurice di Nassau, ndersa mbi te la gjurmw tw dukshme kultura evropiane, vecanwrisht pas kolonizimit nga francezet dhe anglezet. Gjuha zyrtare eshte anglishtja, por te gjithe njohin edhe gjuhen franceze dhe natyrisht gjuhen e tyre creole.

Ndodhemi ne plazhin Le Morne, ne jug te vendit, nje plazh public I frekuentuar nga vendasit.

Mauricienet jane popull I qeshur. Te hapur dhe joparagjykues. Edhe pse jane kolonizuar qe nga shekulli XVI, ata ruajne gjuhen dhe traditat e tyre kreole.

Ky Ishull  ka origjine  vullkanore. Rreth 600 milione vite me pare vullkani krijoi lagunat, malet dhe ndryshoi klimen e ketij vendi. Mauritius nuk është vetëm një destinacion bregdetar. Qendra e ishullit ofron ide për eksursione të ndryshme ditore midis kratereve vullkanike, pyjeve të harlisur, ujëvarave dhe kulteve fetare. Nje nga vendet, qe u krijua me mbetjet e llaves vullkanore  eshte dhe Shamarel.  Gjeoparku me nje shtrirje prej 8.5 hektaresh, ku ndodhet dhe nje nga mrekullite gjeologjike te botes. Toka me 7 ngjyra ashtu si ylberi,e cuditshme por e vertete…

Shamareli eshte  vendi me i vizituar dhe kush vjen ne Mauricios, nuk mund ta humbasë vizitën në park.

Shetitja ne kete park jo vetem qe te njeh me faunen dhe floren e pasur, por te jep mundesine te shohesh dhe nje nga ujvarat me te hershme ne bote.

Mauritius është 58 km i gjatë nga veriu në jug dhe 47 km i gjerë nga lindja në perëndim. levizja ne ishull behet me taksi , autobuz ose makinat me qira .Makinat levizin ne krahe te kundert nga europa, timoni ne krahe te djathte eshte nje ndikim nga kolonizatoret Britanik. Ne kete ishull me klime te ngrohte tropikale pothuajse gjate gjithe vitit, nuk duhet te harrosh cadren…

Klima ketu është e perbere nga disa mikro-klima. Nese ne jug ti lagesh nga nje shi i bute, pas 10 km mund te perkedhelesh nga nje diell i ngrohte. Tani qe ne evrope eshte vjeshte, ne Mauricio eshte periudha me e bukur e vitit. Ditet jane me te gjata, deti behet me i paster dhe i ngrohte. Ererat qetesohen dhe nuk bie me shi. Nje here e nje kohe nje ishull vullkanor, por sot nje parajse me plazhe te mahnitshme. Cdo cep i ketij ishulli i ngjan nje kartoline ekzotike me plazhet e gjate te bardhe, kopshtet tropikale te mbushur me palma.

Plazhet me te frekuentuara ndodhen ne pjesen veriore dhe verilindore te ishullit. Nder to mund te radhiten Mon Shesi, Flik end flak dhe me i bukuri prej tyre eshte belle mare. Keto zona shquhen per bregdetin me rere te bardhe, ndersa pjesa tjeter e ishullit eshte e perzier mes reres se zeze dhe shkembinjve me origjine vullkanike.  Resortet janë ndër më të mirat në botë qe e bejne ishullin nje destinacion te veçantë, vendin perfekt  për pushuesit ne kerkim te relaksit, pse jo dhe te luksit.

Per te marre maksimumin e ketij imazhi shumengjyresh, ne vendosem te eksplorojme nje nga ishujt e vegjel me atraktiv, i cili ndodhet vetem 15 minuta me varke. Drejtimi yne eshte Ishulli I drerit. Emri eshte marre nga dreret, qe kolonizatoret holandeze i sollen ne kete ishull per gjueti. Ishulli ndodhet brenda te njejtes barrier koralore qe permbledh te gjithe ishullin e madh.

Mauritius eshte quajtur ndryshe dhe ishulli I sheqerit. Nese keni kohe, hiqni kuriozitetin dhe beni “aventuren e sheqerit”, nje tjeter terheqje turistike qe ishulli ofron.Udhetimi per te kuptuar se si eshte historia e sheqerit te ketij ishulli  behet brenda nje fabrike te vjeter. Kjo Fabrike dikur prodhonte sheqer.  Sot eshte kthyer ne muze. Sheqeri eshte suksesi i ketij ishulli. Kolonizatoret e pare holandeze ishin ata qe nxiten prodhimin e sheqerit dhe te alkolit nga kallam sheqeri.  Me pas ishin francezet te cilet ndertuan fabriken e pare te sheqerit. Viti 1745 daton dhe fillimin e eksportit te sheqerit nga ky ishull. Gjatë periudhës britanike, prodhimi dhe eksporti i sheqerit do te kthehej ne aktivitetin kryesor te ishullit. Kjo tregon se si historia e sheqerit dhe historia e Mauritius janë të lidhura ngushtë. Me kallamin e sheqerit prodhohen rreth 12 lloje te ndryshme sheqeri, ku me i vecanti eshte i ziu.

Interesante ne kete muze eshte dhe kendi i Rumit. Rum i prodhuar me kallam sheqeri, te cilin e provojme dhe ne… 

Me kallam sheqer prodhohen 7 lloje rumi dhe 3 lloje konjaku. Vizita zgjati gati 2 ore dhe perfshin degustimin e llojeve te ndryshme te sheqerit , rumit, recelrave dhe mjaltit. Cmimi i biletes kushtoi 5 euro. Cdo turist kur shkon ne nje vend deshiron te provoje ushqime tipike te ishullit.  Edhe ne po kerkojme nje restorant per te shijuar kuzhinen vendase. Per kete na vjen ne ndihme Antonela, nje italiane qe ka gjetur veten prej 20 vjetesh ne kete ishull duke  punuar si operatore turistike. Ajo na sugjeron nje  restorant tradicional. Maria Kristine dhe  nena e saj prej 22 vjetesh pasi kane lene Francen presin e percjellin mijera turiste ne restorantin e tyre  Escale creole, Mikepritja e te zonjave, ambjenti i kendshem ne mes te gjelberimit si dhe ushqimi tipik vendas te lene nje shije te mrekullueshme te ishullit.

Dy detaje te bejne pershtypje  ketu.

E para se nuk ka internet. Dhe e dyta nuk ka meny.

Ne kete restorant nuk ka as pjate te pare apo te dyte.

E vecanta ketu eshte vendosja ne tavoline e shume llojeve gatimesh tipike kreole ne sasi te vogla. Ushqimi kryesor eshte orizi me thierzat, si pilafi yne me fasule, por nuk mungojne as gatimet e mishit e antipastat me fruta te thata te shoqeruara me salca te ndryshme pikante

Ne resorte ka vetem turiste, ndaj vizita ne qytet eshte nje menyre e mire per tu njohur me kulturat dhe racat e njerezve.

Port Luis eshte kryeqyteti dhe qyteti kryesor i Mauricios. I rrethuar nga nje zinxhir malesh eshte porti i pare i vendit dhe qendra e dyte financiare e gjithe Afrikes pas johanesburgut.

Ne periudhen e kolonizatoreve franceze u pagezua si kryeqytet. Per francezet ishte nje pike furnizimi i anijeve qe vinin nga Afrika duke kaluar Kepin e shpreses se mire.

Ne zemer te qytetit qindra njerez ne dite vizitojne tregun kryesor te qytetit dhe te te gjithe ishullit. Tregu eshte i thjeshte. Pa luks. Tipik ala afrikan. Ketu gjejme jeten e vertete te vendasve, ndryshe nga ajo qe perjetojme ne si turiste neper resortet luksoze.  Ne treg gjen veriete miksim produktesh ushqimore indiano-afrikan, qe nga erezat e shumellojshme dhe frutat e permimet e ndryshme disa te panjohura per ne. Mauricianet jane dashamires, te buzeqeshur dhe shume te gatshem te te sherbejne.

Cmimet ketu jane si ne vende evropiane. Monedha zyrtare quhet rupia mauriciane, ku 1 euro kembehet me 39 rupi.

Ishulli ka 1.3 milione banore. Te ardhurat kryesore te ketij vendi vijne nga turizmi. Ndersa e ardhura tjeter eshte agrokultura, ku vendin kryesor e ze kallami sheqerit dhe caji. Ky ishull ka nje energji pozitive. Dhe kete e ndjejne te gjithe turistet.  Kjo vjen nga harmonia e kulturave dhe feve qe ekziston ketu. Njerezit jane tolerante ndaj besimeve. Ne ishull, gjysma e popullsise eshte e besimit indian, rrethe 30% jane kristiane dhe pjesa tjeter myslimane dhe budiste. Ndaj ne axhenden Turistike, nje vend qe nuk duhet humbur, eshte dhe Ganga Talao, qe do te thote Zoti i ujit.  Tempulli hindu eshte ngritur buze nje liqeni qe konsiderohet i shenjte.

Grand Bassin, i formuar brenda një krateri të zhdukur vullkanik, është një nga liqenet e pakta natyrore në Mauritius. Liqeni, i shenjtë për Zotin hindu Shiva, është një nga vendet kryesore të pelegrinazhit për Mauricianët e këtij besimi. Çdo vit, në muajin shkurt, gjatë javës në të cilën festohet festivali i Maha Shivaratrit, mijëra besimtarë ecin disa kilometra në këmbë, duke arritur nga çdo cep i ishullit për t’i ofruar dhuratat e tyre Shivait Hindu.

Ne hyrje te tempullit ndodhen dy statuja. Lartesia e tyre eshte 108 kembe aq sa jane dhe  shpirtrat e Shenjtit Shiva. Ne 13 tempujt me te rendesishem te ndodhur ne bote, 12 jane ne Indi, ndersa i 13 eshte ky ketu. Cdo statuje perfaqeson nje shenjt, por me i rendesishmi eshte shenjti Shiva.

Prifti i tempullit na nderon duke na bere  nje ritual hindu, i cili zgjat afro 30 minuta.

Per te patur turizem nje vendi nuk i mjafton vetem ajo cka natyra i ka falur, por dhe zhvillimi ne harmoni me natyren. E kete mauricianet e kane kuptuar shume mire, ndaj ishulli i tyre i vogel mbledh mbi 1 milione turiste ne vit, po aq sa banore ka dhe ishulli. Dhe eshte renditur ne top destination te ishujve me te kerkuar ne bote .

Ne Mauritius ne hyjme lirisht pa vize. Fluturimi yne me ndalese ne Stamboll zgjati 10 ore. Ku perfshihet fluturimi, trasferta dhe hoteli. Sigurisht ekzistojne  dhe paketa me te shtrenjta ne hotele lluksoze. Gjthsesi per te patur cmime te mira duhet rezervuar gjithnje ne kohe.

Tani ne fund ne e vertetojme thenien e famshme te Mark Twein. Mauricio, ky gur i cmuar i oqeanit indian, eshte vertete zanafilla e parajses ne toke te krijuar nga natyra.