“Check-in” ka startuar sot sezonin e ri në Tv Klan me transmetimin e një cikli të ri dokumentarësh.

Autorja Albana Nanaj do të sjellë për publikun dokumentare me udhëtime në vende të ndryshme të botës.

Aventura e parë e këtij sezoni ishte në Kenia, vend i cili ndodhet në pjesën lindore të Afrikës. Bashkëprezantues i Albana Nanajt për puntatën e parë ishte gazetari Drini Zeqo.

Sapo mbërritën Nanaj dhe Zeqo u pritën në aeroport me një tabelë në gjuhën shqipe, për të vijuar më tej udhëtimin e tyre.

Teksa eksploronin Nairobin me kureshtje, dhjetëra majmunë u shfaqën në anë të rrugës. Jetimorja e elefantëve dhe qendra e gjirafave ishin destinacionet e tjera atraktive.

/tvklan.al