#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

Patagonia nuk është vetem një vend, nuk është vetëm një udhëtim, Patagonia është një mit për çdo udhëtarë që sa herë i drejtohet hartës së globit ndalët pikërisht aty, drejt hemisferës së jugut, në një territor të largët në skajin më jugor të tokës. Atje mes Kilit dhe Argjentinës, duke mbërritur në Tokën e Zjarrtë, e cila shënon dhe fundin e botës.

Patagonia është një rajon gjeografik i Amerikës së Jugut, me një sipërfaqe prej mbi 900 mijë km2 e cila përqafon një tokë ta pakufijshme  që  shtrihet  midis Argjentinës dhe Kilit. Në jug dhe në perëndim kufizohet me majat e larta të Andeve e  akullnajat mijëravjeçare, në lindje me pllaja të gjëra stepash dhe ultësira që zbresin deri në  Atlantik dhe në ekstremin jugor kufizohet me ujërat e deteve të jugut të kontientit të akullt Antarktidës.