“Check In” prezanton atraksionet turistike të Rumanisë (Video)

“Check In” prezanton atraksionet turistike të Rumanisë (Video)

18:15 20/04/2019

Manastire mahnitëse dhe kisha prej guri mbi të cilat koha ka lënë gjurmët e saj, mbushin  peizazhin e pa cënuar të Karpateve dhe maleve shkëmbore të rrethuar nga pishat. Transilvania, toka me kështjellat e shumta, nga ajo më mistikja që mban emrin e kontit Drakula e deri te ajo më e kushtueshmja Pelesh e mbretit Karo, legjendat e të cilave pushojnë plazhet e arta të Detit të Zi. Qytete mesjetare të dala jashtë kohe, fshatra si mozaikë me ngjyra, tradita, zakone, folklor i pasur dhe  Bukureshti, kryeqyteti ose i ashtuquajturi “Parisi i Lindjes” e bëjnë Rumaninë një vend që me të vërtetë meriton të vizitohet.

E shtrirë në juglindje të Evropës, Rumania ndodhet në Gadishullin Ballkanik. Emri i saj supozohet të rrjedhë nga Roma antike dhe nga emërtimet e perandorisë lindore romake. Nga gjurmë  të ndryshme tregohet që ka qenë koloni romake. Gjuhë zyrtare  është rumanishtja, e cila është një gjuhë neolatine.

Shteti modern rumun lindi në vitin 1859 me bashkimin e  dy principatave, Moldavisë dhe e Vllahisë. Pas vitit 1945, gjatë Luftës së Ftohtë, Rumania ishte pjesë e Paktit të Varshavës. Regjimi i egër i diktaturës komuniste mori fund me ekzekutimin e diktatorit Caucesku në vitin 1989.

E pikërisht Rumania, një nga destinacionet turistike më të spikatura të Ballkanit ishte aventura e parë e emisionit “Check In” në Tv Klan për ketë sezon të ri.

“Check In” filloi me Bukureshtin si një nga pikat më të frekuentuara të Rumanisë dhe përmes pamjeve tregoi Pallatin e Parlamentit, një nga ndërtesat më madhështore të kryeqytetit dhe pamje të tjera të cilat vlejnë të vizitohen nëse zgjidhni të shkoni në Rumani.

Për të arritur në kryeqytetin rumun, nuk ekziston një fluturim direkt nga Tirana, mundësia e vetme me avion është me tranzit në Vjenë ose Stamboll, por nga Shqipëria mund të arrihet dhe me makinë përafërsisht për 14 orë.

/tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI