Tanzania është e gjitha një sipërfaqje e egër tokësore. Shteti afrikan është i njohur për hapësirat e pafundme ku miliona turistë njohin nga afër historinë, natyrën, njerëzit, traditën, ushqimin dhe kafshët në gjendje të lirë. Në Tanzani ndodhet edhe mali më i lartë i Afrikës, Kilimanxharo.

Autorja e emisionit Albana Nanaj ishte e shoqëruar në këtë udhëtim nga gazetari Drini Zeqo dhe sëbashku prezantuan atraksionet turistike të Tanzanisë.

https://youtu.be/zL9K0NTIxdg?t=25s

Destinacioni i parë ishte Arusha. 

“Një karakteristikë e zonës që na ra më shumë në sy ishte numri i motorëve, të cilët shërbenin si taksi. Në Arusha jetojnë rreth 420.000 njerëz, përgjithësisht shumë miqësorë dhe komunikues me turistët. Shitësit ambulantë në vendet afrikane zënë shumë hapsira nëpër rrugë. Arusha njihet edhe për një market të madh masai, brenda të cilit mund të gjeje çdo gjë

” tha Zeqo.

Parku Tarangire ishte parku i pari që vizituan Nanaj dhe Zeqo. Me një sipërfaqje 2.700 km2, ky park renditej si parku i 6-të më i madh në Afrikë.

Serengeti, parku më i madh në të gjithë Afrikën, ishte një tjetër destinacion për turistët. Ky park konsiderohej si një hapësirë e pafundme dhe i janë dedikuar qindra dokumentarë nga mediat më prestigjoze në të gjithë botën.

Tanzania ka një klimë suptropikale dhe periudha më e mirë për ta vizituar është nga Qershori deri në Tetor. Viza merret në kufi dhe kushton 50 dollarë. Fluturimi më i përshtatshëm për këtë destinacion është ai me ndalesë në Stamboll dhe zgjat 7 orë. Një paketë safari mund të zgjasë nga 4 deri në 7 ditë dhe çmimi për një paketë safari fillon nga 1.700 euro personi. Por për ta shijuar në maksimum Tanzaninë një paketë safari në parqe dhe 4-5 ditë pushim në plazhet e bardha do të ishte udhëtimi perfekt. Udhëtimi u mundësua nga “Turkish Airlines”.

/tvklan.al