Emisioni “Check-In” starton sot sezonin e tretë të transmetimit në Tv Klan.

Autorja Albana Nanaj do të sjellë për publikun dokumentare me udhëtime në vende të ndryshme të botës.

Aventura e parë e këtij sezoni do të jetë Rumania. Udhëtimin në Rumani dhe realizimin e dokumentarit,  Albana Nanaj kishte zgjedhur ta ndante me spikeren e Klan Plus, Enita Mema.

Për të zbuluar  se cilat janë pikat kryesore që ata kanë zgjedhur të vizitojnë dhe për të marrë informacion mbi këtë shtet ndiqni emisionin sot në orën 16:10./tvklan.al