#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

#riodejaneiro

Për qindra vjet, Brazili ka përfaqësuar rrugën e arratisjes drejt një parajse tropikale që arrin të ndezë imagjinatën e perëndimorëve si asnjë vend tjetër i Amerikës së Jugut. Nga pasioni i çmendur për karnavalet e deri te pafundësia e Amazonës, Brazili është një vend ku gjithçka merr përmasa mitike, një vend me bukuri të jashtëzakonshme, që i ofron udhëtarit hapësira të pyjeve tropikale të paeksploruara, ishuj me plazhe ekzotike të paprekura dhe lumenj të pakufishëm, pa harruar gjallerine dhe gëzimin e jetës që banorët e Brazilit dinë t’i transmetojnë kujtdo.

Me një sipërfaqe prej mbi 8.5 milion km², Nuk është gabim të thuhet qe Brazili nuk është një vend, por një kontinent.pasi gati gjysma e Amerikes se jugut eshte territor Brazilian. 192 milionë banorët e tij e bëjnë Brazilin vendin e pestë më të populluar në botë, ku shumica e popullsisë është e përqendruar përgjatë bregdetit dhe kryesisht ne qytete te medha si Rio de Janeiro e San Paolo qe eshte dhe qyteti me I banuar I tij.Gjuha zyrtare është portugalishtja dhe Feja kryesore është katolicizmi Brazili eshte dhe shteti me numrin me te madh te katolikeve ne bote.Shoqeria braziliane konsiderohet te jete nje shoqeri multietnike e formuar nga pasardhesit e evropianeve,indigjeneve,afrikaneve si dhe aziatikeve.

Brazili, u zbulua nga evropianët në vitin 1500, nga një ekspeditë portugeze e udhëhequr nga Pedro Alvares Cabral. Territori Brazilian per mbi 3 shekuj ishte pjesë e Mbretërisë së Bashkuar të Portugalisë, nga e cila fitoi pavarësinë më 7 shtator 1822. Më vonë vendi u bë një perandori dhe Kryeqyteti i saj i parë ishte Salvadori, i cili u zëvendësua me pas nga Rio de Zhaneiro derisa u krijua një kryeqytet i ri, Brazilia ,por ikona e qyteteve Braziliane dhe qyteti me identifikues i Brazilit eshte Rio de Janeiro.