Përbërësit:

500 gr biskota

500 gr riccota ose gjizë pa kripë

500 gr pana për ëmbëlsirë

500 gr mare

10 fleta xhelatinë

1 limon

gjalp

https://youtu.be/IkoTKOlx8gc?t=11m13s

Përgatitja:

Fillimisht vendosim xhelatinën që të shkrihet në ujë të ftohtë për 5-6 minuta. Më pas shtypim biskotat dhe shkrijmë gjalpin të cilat më pas do t’i bashkojmë bashkë për të formuar një masë homogjene që do ta vendosim si shtresë të parë dhe e fusim në frigorifer. Maretë i bashkojmë me sheqerin dhe i shtypim dhe i vendosim në tenxhere ku do t’i bashkojmë me xhelatinën. Përziejmë panën derisa të fryhet. Në një tas tjetër vendosim rikotën ose gjizën pa kripë dhe e përziejmë me një pjesë të puresë së mareve dhe e bashkojmë edhe me pjesën tjetër që bëmë bashkë me xhelatinën. Masën vazhdojmë e përziejmë dhe mbi të shtojmë edhe lëkurën e limonit dhe panën. Nxjerrim biskotën e mpiksur nga frigoriferi dhe mbi të shtojmë masën dhe e dekorojmë me mare. Më pas cheesecake-un e lemë në frigorifer për 2-3 orë përpara se ta konsumojmë.

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”. 

/tvklan.al