Përbërësit:

24 biskota “Oreo”

1/3 filxhan gjalp i shkrirë

Një 1 kavanoz me çokokrem

200 gramë krem djathi

200 gramë pana kuzhine

Çokollatë e grirë për dekorim

Përgatitja:

I thërmojmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë. I hapim duke i ngjeshur mirë në një tas qelqi me fund të gjerë dhe i fusim në frigorifer, ndërkohë që përgatisim mbushjen.

Përziejmë çokokremin me kremin e djathit dhe më pas shtojmë dhe panën e kuzhinës, këtë të fundit pasi e kemi rrahur fort. Pasi e hapim masën në mënyrë të njëtrajtshme, shtojmë dhe një shtresë me pana të rrahur. Më pas e dekorojmë me grimca çokollate.

E lemë të ftohet në frigorifer për 4 orë, ose dhe përgjatë gjithë natës.

/tvklan.al