Përbërësit:

300 gr biskota

250 gr qershi

250 gr gjizë pa kripë

200 gr pana

170 gr philadelphia

150 gr gjalpë

8 gr xhelatinë

6 lugë reçel boronice

2 lugë sheqer

Përgatitja:

Fillimisht bluajmë biskotat me mikser. Në një tigan vendosim gjalpin dhe pak sheqer, sapo të shkrihen bashkë shtojmë biskotat. I përziejmë derisa të skuqen. Në një tenxhere me pak ujë të ngrohtë shkrijmë xhelatinën. Në një tenxhere vendosim  qershitë, pak sheqer dhe i ziejmë. Më pas shtojmë në tenxhere pak verë.

Në një tas përziejmë kremin e djathit dhe gjizën pa kripë derisa të bëhen kremoze. Më pas shtojmë në të reçelin e boronicës dhe i përziejmë. Në një tjetër tas fryjmë me mikser panën, të cilën po ashtu e vendosim në tasin ku kemi bërë bashkë kremin e djathit, gjizën dhe reçelin. I përziejmë sërish të gjithë ingredientët bashkë, shtojmë xhelatinën dhe dalëngadalë  edhe qershitë e ziera me sheqer dhe verë. I përziejmë sërish me mikser. Kremin e përgatitur e vendosim në qese pastiçerie. Vendosim nëpër gota fillimisht biskota, mbi to kremin e përgatitur, pak reçel qershie, sërish biskota, krem, reçel dhe është gati.

/tvklan.al