cheesecake

Përbërësit:

200 gram biskota të thjeshta

150 gram gjalpë

500 gram djathë Philadelphia

100 gram pana kuzhine

100 gram sheqer

2 vezë dhe 1 të verdhë veze

½ lëng limoni

1 pako vanilje

Përgatitja:

Për të përgatitur bazën thërrmojnë biskotat të gjitha e më pas shtojmë gjalpin në të. Mbi një tavë vendosim letër furre dhe shtojmë biskotat e thërmuara bashkë me gjalpin. I përhapim në të gjithë tavën në mënyrë të njëtrajtshme. Më pas e vendosim tavën në frigorifer për afërsisht 30 minuta.

Ndërkohë në një enë qelqi hedhim vezët, sheqerin, vaniljen dhe lëngun e limonit. I rrahim me mikser, ndërkohë që shtojmë djathin Philadelphia dhe panën dhe vazhdojmë me rrahjen deri sa të shohim që është formuar një masë e njëtrajtshme.

Nxjerrim pas 30 minutash biskotat me gjalpin nga frigoriferi dhe i shtojmë sipër masën e përgatitur.

E futim në furrë me gradë 180.

Kur është gati e fusim në furrë të ftohet dhe e zbukurojmë me salca të ndryshme sipas dëshirës. Psh luleshtrudhe, fruta pylli etj.

tvklan.al