Në stadiumet angleze racizmi është një çështje e ditës. Te Chelsea duan ta luftojnë këtë sjellje dhe sipas asaj që shkruhet në tabloidin “The Sun” është gati një plan sensibilizimi për tifozët.

Ata që nuk pranojnë planin do të përjashtohen nga stadiumi “Stamford Bridge”. Më saktë, mbështetësit e ekipit që shfaqin prirje raciste do të bëhen pjesë e një programi rehabilitimi ku parashikohet edhe një vizitë në kampin famëkeq të Auzhvicit.

Një zgjedhje e goditur pikërisht në vendin nga dallimi racor tregoi anën më të ashpër. Për drejtuesit e Chelsea masat drastike nuk japin zgjidhje, pasi është më mirë nëse kuptohet veprimi i gabuar. 3 vite më parë disa tifozë të Chelsea që ndoqën ekipin në Paris për ndeshjen e Champions League nuk lejuan një burrë me ngjyrë të përdorte metronë. Gjykata i ndëshkoi me gjobë për veprimin e tyre.

Tv Klan