Momenti i keq i Çelsit vazhdon, duke mos fituar në Premier Ligën angleze që prej 26 Dhjetorit. ‘Blutë e Londrës, u ndalën në barazim 1-1 në transfertën e Brajton për ta dërguar në 4 numrin e sfidave pa fitore në kampionat.

Pas nokautit me Cityn, Çelsi hasi vështirësi ndaj surprizës së këtij sezoni në elitën e futbollit britanik, duke marrë vetëm një pikë. Goli i Zijek në minutën e 28-të i dha avantazhin londinezëve, të cilët u duket se nisën shumë shpejt që të nisin administrimin.

Kjo bëri që Brajton të shtonte forcën sulmuese dhe njëri prej rasteve u shndërrua në gol nga Uebster, që i dha pikë me mjaft vlera skuadrës së tij.

Barazimi i katërt i Brajton në 5 ndeshjet e fundit kundër Çelsit, teksa i bën një favor Liverpulit, që mbetet në vendin e dytë me një pikë më shumë se “Blutë” dhe me dy ndeshje më pak.

Klan News