Dy klubet e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United duket se i kanë sytë te ylli i Romës, Gianluca Mançini.

Futbollisti italian ka qenë një titullar i rregullt për Romën këtë sezon dhe ka dhënë ndihmë paraprake, pasi ka shënuar pesë gola në 27 ndeshje.

Sipasë Calciomercato, Chelsea dhe United interesohen për të transferuar qendërmbrojtësin 24-vjeçar që u bashkua me Romën nga Atalanta në vitin 2019.

Raportohet se edhe Evertoni kishte qenë në bisedime me Atalantan para se Mançini të bashkohej me Romën, por mbrojtësi italian zgjodhi verdhekuqtë.

Ndërkohë kontrata e Mançinit përfundon në vitin 2024 dhe Roma nuk dëshiron ta shesë atë, edhe nëse gjigandët anglezë mund të ofrojnë deri në 30 milionë euro.  

Gianluca Mançini shënoi edhe në dy ndeshjet e fundit të Romës kundër Shakhtarit dhe Genoas.

Klan News