Chelsea e ka seriozisht për sulmin, por Inter refuzon ofertën 130 mln € për Lukakun


Chelsea e ka seriozisht për sulmin, por Inter refuzon ofertën 130 mln € për Lukakun

22:15 29/07/2021

Chelsea mendon seriozisht për një sulmues të ri. Blutë e Londrës lejuan të largohet nga “Stemford Bridge” Olivier Giroud dhe tashmë kanë nisur punën për gjetjen e një pasuesi të francezit. Harry Kane e Haaland ishin në krye të dëshirave të Tuchel.

Por refuzimi i dyshes ka bërë që Chelsea të hidhet në sulm për Romelu Lukakun, në adresën e së cilit ka mbërritur një ofertë konkrete. Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, Blutë kanë ofruar 130 milionë euro për Interin, ndërsa për belgun një kontratë me 10 milionë euro në vit.

Megjithatë, duket se zikaltërit e kanë refuzuar menjëherë, me Inter që e ka seriozisht me qëndrimin ndaj 28-vjeçarit. Shitja e Hakimi te PSG duket se ka mbushur arkat e klubit italian, që tanimë po mendon për të mbajtur futbollistët titullarë të sezonit të shkuar. Në rast se mbërrinë një ofertë e majme për Lukakun, Inter ka gati edhe pasuesin, njëri mes Zapatës dhe Raspadorit, me të parin që kushton shumë, rreth 70 milionë euro.

Klan News







Të ngjashme