Chelsea e mbylli sezonin duke triumfuar në Europa League. Ekipi i Sarrit fitoi me rezultatin e thellë 4-1 finalen ndaj Arsenalit, të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit. Pas një pjese të parë të kushtëzuar nga taktika, me raste të pakëta, sfida u zhbllokua me fillimin e së dytës.

Zhiru realizoi për Chelsean, duke arritur të shpallet edhe shënuesi më i mirë i sezonit në Europa League. Pedro dhe 2 golat e Hazard siguruan suksesin e Bluve të Londrës në derbin me Topçinjtë. Goli i realizuar nga Ivobi ishte për të kthyer pak situatën në favor të Arsenalit.

Një tjetër triumf në Europa League për Chelsean pas atij të vitit 2013. Një dështim për Arsenalin që do të mungojë edhe për sezonin e ardhshëm në Champions League, një kualifikim që do ta arrinte po të fitonte këtë finale.

Tv Klan