City përmbyset nga Brighton

Chelsea mori një fitore me shumë vlerë ndaj Lesterit në Premier Ligë me rezultatin 2-1 dhe shkon në vend të tretë në renditje. Blutë e Londrës buzëqeshin pas humbjes së pësuar nga “dhelprat” në finalen e FA Cup pak ditë më parë.

Për Lesterin situata komplikohet, pasi në vend të katërt ata rrezikojnë që të arrihen nga Liverpulim që shpreson për një vend në Ligën e Kampioneve.

Golat për Çelsin u shënuan nga Rusdiger dhe Zhorginjo. Për miqtë realizoi Iheanaço.  Sfida ishe mjaft e tensionuar dhe në fund pati edhe një sherr midis futbollistëve të të dyja skuadrave.

Me tifozët në shkallët e stadiumit “Old Traford”, Mançester Junajtid u ndal nga Fulhami, i rënë tashmë nga kategoria. “Djajve të kuq” nuk u mjaftoi eurogoli i shënuar nga Edinson Kavani. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1. Për miqtë realizoi Brajan.

Mançester Siti, që tashmë e ka fituar titullin kampion u mund në transfertë nga Braiton me rezultatin 3-2. “Që nga minuta e 10, “Qytetarët” luajtën me 10 futbollistë, pasi Kanselo u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse miqtë kaluan dy herë në avantazh me anë të Gyndogan dhe Foden, vendasit përmbysën rezultatin dhe morën 3 pikë me vlerë.

Golat për Braiton u realizuan nga Trosard, Uebser dhe Bam.

Lidsi fitoi në transfertë kundër Sauthemptonit me rezultatin 0-2. Tri pikët mbajë gjallë shpresën për një vend në kompeticionet europiane.

Golat për miqtë u shënuan nga Bemford dhe Roberts.  Sot do të luhen edhe 6 takime të tjera në javën e 37 të Premier Ligës.

Klan News