Fulham dhe Wolverhampton në bisedime për sulmuesin

Fulham dhe Wolverhampton janë në bisedime për një lëvizje për të afruar Armando Brojën, me Chelsea që është gati për ta shitur sulmuesin për të mbledhur fonde në mënyrë që të blejë një qendërsulmues.

Chelsea kërkon 50 milionë Paund për Brojën, por si Fulham ashtu edhe Wolves shpresojnë të bien dakord për më pak se 35 milionë dhe negociatat ka të ngjarë të vazhdojnë deri në ditën e fundit të merkatos këtë të enjtë me 1 Shkurt.

Mendohet se formula në diskutim është ajo e një huazimi e më pas një transferim i përhershëm në verë, bazuar në kriteret që lidhen me performancën e lojtarit.

Broja ka shënuar vetëm dy gola në 19 paraqitje për Chelsean që kur u kthye nga dëmtimi i rëndë i gjurit vitin e kaluar. Blutë janë gati ta shesin futbollistin këtë muaj pa siguruar më parë një zëvendësues.

Chelsea mund të presë deri në verë përpara se të sjellë një sulmues të nivelit të lartë, me Victor Osimhen të gatshëm të largohet nga Napoli këtë verë dhe i gatshëm për një lëvizje në Stamford Bridge.

Tv Klan