Te Chelsea gjithçka po shkon keq, duke pësuar disfatën e dytë radhazi në Premier League. Skuadra e Antonio Conte humbi përballjen e javës së 26 në fushën e Watford me rezultatin 4 – 1. Ndeshjen e Chelsea e vështirësoi dalja me karton të kuq të Bakayoko në minutën e 30’.

Një tjetër dështim i trajnerit italian, i cili rrezikon shkarkimin përpara përfundimit të sezonit. Antonio Conte duket se është në finish me Chelsea që vetëm pak muaj më parë festonte titullin kampion në Premierligë.

“Unë përpiqem të bëj punën time dhe të jap gjithçka. Ndoshta bëra gabim në zgjedhjen e formacionit që e nisi nga minuta e parë”.

Blutë e Londrës ndodhen në vendin e katërt dhe me këtë ecuri rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. 5 pikë në 5 ndeshje të zhvilluara këtë vit kanë ndikuar në humbjen e pozitave në renditje.

Tv Klan