“Blutë” e Londrës e kanë të vështirë të bëjnë përforcime, drejtuesit do i besojnë sulmuesit kuqezi

Armando Broja do të ketë mundësinë që të tregojë veten te Çelsi në këtë sezon.

“Blutë” e Londrës janë mjaft aktivë në ditët e fundit të merkatos verore për të përforcuar ofensivën, por sipas “Daily Mail”, edhe pse janë hedhur në sulm që të marrin Piere Emerik Aubamejang dhe yllin e Evertonit Enthoni Gordon, gjasat janë të pakta që të kenë sukses.

Nisur nga situata, sulmuesi kuqezi do të ketë mundësinë e tij, për të siguruar vendin në formacionin titullar.

20-vjeçari vlerësohet së tepërmi nga trajneri Toams Tuhel dhe drejtuesit e klubit që kanë vendosur mos ta shesin edhe pse Everoni e Njukastëlli kishin shfaqur interes për të.

Edhe mesfushori me tipare sulmuese Kristian Pulisiç nuk do të largohet nga “Stemford Brixh”.

Broja po rekuperohet nga një problem fizik. Sulmuesi i kombëtares kuqezi realizoi nëntë gola dhe dha një asist në 38 paraqitje me Sauthemptonin sezonin e shkuar.

Klan News